Miratohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere sot është miratuar Projektligji për Ratifikimin e marrëveshjes së kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime.

Nga kjo marrëveshje priten investime për financimin e projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë Covid-19 për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM).

Projektligji u votua nga shumica e anëtarëve të këtij komisioni dhe nuk pat asnjë votë kundër.

Reklama e sponzorizuar

Marrëveshja në fjalë kap vlerën e 40 milionë eurove, që sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ato do t’i barten Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), si mbështetëse e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes kredive./Buletini Ekonomik/