Kuvendi i Kosovës sot me 75 vota për e ka miratuar vendimin për taksën vjetore të Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2021.
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka kërkuar që të miratohet taksa investive prej 0.32 për qind si dhe taksa operacionale prej 0.065 për qind për vitin 2021.
Sipas tij, Kuvendi i Kosovës e cakton taksën investive dhe oparacionale në bazë të kërkesës së fondit për çdo vit kalendarik e cila duhet të jetë e specifikuar me të gjitha shpenzimet e përllogaritura për përiudhën në të cilën paraqitet kërkesa.
Ndërkohë, të gjitha grupet parlamentare e përkrahen këtë vendim./Buletini Ekonomik/