Miliarderi Elon Musk premton të shesë aksionet e Tesla-s dhe do t’i dhurojë të gjitha të ardhurat nëse Kombet e Bashkuara mund të provojnë se vetëm një përqindje e vogël e pasurisë së tij mund të zgjidhte krizën e urisë nëpër botë.
Ishte kjo përgjigja e Musk ndaj komenteve të David Beasley, drejtor i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i cili i deklaroi se një donacion prej 6 miliardë dollarësh nga miliarderë si Musk dhe Bezos mund të ndihmojë 42 milionë njerëz që “literalisht do të vdesin nëse ne nuk arrijmë ti ndihmojmë”.
Musk është aktualisht njeriu më i pasur në botë dhe personi i parë që ka një pasuri prej 300 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve në të gjithë botën.
Drejtori Ekzekutiv i Tesla-s aktualisht ka një vlerë neto prej 311 miliardë dollarësh, kështu që 6 miliardë dollarë do të ishin 2% e pasurisë së tij, dhe një dhurim i tillë do ta linte atë sërish në vendin e parë të ndjekur nga Jeff Bezos, me të paktën 100 miliardë dollarë pasuri.
Por Musk po sfidon pretendimin se shuma do të zgjidhë krizën aktuale të urisë, duke thënë në se nëse Programi Botëror i Ushqimit mund ta vërtetojë këtë, ai “do të shesë aksionet e Tesla-s tani por gjithashtu kërkoi llogari në detaje se si do të shpenzohen paratë. /Business Insider/ /Scan tv/