Nafta tregtohet e qëndrueshme – Çmimet nuk lëvizin prej perspektivës pozitive të ekonomisë dhe kërkesës

Nafta është tregtuar e qëndrueshme pas 2 sesioneve radhazi të rritjeve, ndërkohë që kalimi i paketës së infrastrukturës në SHBA, eksportet e forta kineze dhe rimëkëmbja botërore nga pandemia, kanë rritur perspektivën e kërkesës për karburant.

Nafta Brent ra me vetëm 2 cent në 83.41 dollarë për fuçi, pasi u rrit me gati 1% ditën e Hënë. Nafta bruto amerikane u rrit me 3 cent, në 81.96 dollarë për fuçi, gjithashtu pas një rritjeje me gati 1% në ditën e mëparshme.

Paketa e vonuar prej 1 trilionë dollarë e infrastrukturës e presidentit Joe Biden, që kaloi në Kongres gjatë fundjavës së kaluar, si dhe eksportet sipër projeksioneve në Kinë, kanë ofruar pak optimizën në ekonominë botërore.

Reklama e sponzorizuar

Analistët e lëndëve të para tek JPMorgan Chase, thanë se kërkesa botërore për naftë në Nëntor ishte pranë niveleve të para pandemisë prej 100 milionë fuçi në ditë.

“Më shumë rritje e konsumit pritet pasi të rinisin udhëtimet ajrore”- shton banka.   Megjithatë, prodhuesit kryesor në botë ruajtën disiplinën strikte në tetor,  çka solli rritjen e çmimeve në nivelet më të larta në 7 vite.  Biden, pritet të lajmërojë masa që këtë Javë për të trajtuar rritjen e çmimeve të karburantit, sipas Sekretares së Energjisë, Jennifer Granholm.  Pavarësisht tregut të shtrënguar, inventarët e naftës bruto në SHBA pritet të jenë rritur për të tretën javë radhazi, sipas sondazheve të Reuters, duke frenuar më tej rritjen e çmimeve./Scan tv/