Në cilat shtete ka më shumë miliarderë – Italia futet në top 10-shen

Nuk është befasi lajmi se SHBA dhe Kina, janë vendet me më së shumti njerëz të pasur në botë.

Mirëpo, thuaja se në të gjitha vendet e botës, këtë vit është shtuar numri i qytetarëve miliarderë, sipas listës së Forbs-it për njerëzit më të pasur.

Forbes shkruan se ka ardhur deri tek ndryshimet e rëndësishme në listën e vendeve ku jetojnë më shumë miliarderë, dhe kështu India ka depërtuar në top 3 pasiqë në këtë vit ka fituar 19 miliarderë të ri, ndërkohë Italia është futur në 10 të parët, transmeton Investitor, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Lista e miliarderëve për vitin 2021 ka 2.755 njerëz prej të cilëve 2.444 miliarderë jetojnë në këto 20 vende:

  1. SHBA

Në SHBA jetojnë 724 miliarderë, të prirë nga Elon Musk, drejtorin ekzekutiv të Teslës dhe Space X.

Pasuria e tij vlerësohet me 202.6 miliardë dollarë.

  1. Kina

Kina ka 626 miliarderë të prirë nga Zhong Shanshan i cili udhëheqë kompaninë Nongfu Spring. Vlera pasurisë së tij sipas Forbes, vlerësohet në 65 miliardë dollarë.

  1. India

India ka 140 miliarderë, të prirë nga Mukesh Ambanien, i cili kryeson Konglomeratin Rillajans Industris Limited me punët në telekomunikacion dhe tregtimin me pakicë të naftës dhe gazit. Ka pasuri të vlefshme 97.7 miliardë dollarë.

  1. Gjermania

Gjermania ka 136 miliarderë, ndërsa më i pasuri ndër ta është Beate Hajster dhe Karl Albred i riu, të cilët janë trashigimtarë të perandorisë tregtare ALDI. Disponojnë me pasuri prej 43.4 miliardë dollarë.

  1. Rusia

Rusia ka 117 miliarderë në krye me familjen e Aleksei Mordashog, ish drejtori ekzekutiv i kompanisë së çelikut dhe xehtarisë Severstal. Mordashov dhe familja e tij kanë pasuri prej 31 miliardë dollarë.

  1. Honkongu

Honkongu ka 71 miliarderë, me krye Li Ka- Shing. Ai është ish kryetar i Aset Holdings, që afaron me paluejtëshmëri  si dhe është pronar i Haqisong Holdings i cili ka punë në shitjen me pakicë, në infrastrukturë dhe shërbime portuale. Vlera e pasurisë së tij është 31,4 miliardë dollarë.

  1. Brazili

Brazili ka 65 miliarderë, të prirë nga Bankieri Horhe Paulo Leman dhe familja e tij. Disponojnë pasuri prej 14.9 miliardë dollarë.

  1. Kanada

Kanada ka 64 miliarderë, dhe në krye të listës së tyre është magnati i mediave David Tonson dhe familja e tij. Tomsonet kanë pasuri në vlerë 50.9 miliardë dollarë.

  1. Mbretëria e Bashkuar

Britania e Madhe ka 56 miliarderë të prirë nga Inxhinieri i Kimisë i cili është bërë financier James Retcuic, pasuria e të cilit vlerësohet me 14.8 miliardë dollarë.

  1. Italia

Në Itali jetojnë 51 miliarderë, nga të cilët më i pasuri është Jovani Ferero i cili është kryetar ekzekutiv i kompanisë me emër të njejtë që prodhon qokollata. Pasuria e Ferer vlen 34.1 miliardë dollarë.

  1. Japonia

Japonia ka 49 miliarderë dhe në krye të tyre është drejtori ekzekutiv i SoftBanka Masajoshi Son, i cili ka pasuri në vlerë prej 27.4 miliardë dollarë.

  1. Tajvani

Në Tajvan jetojnë 47 miliarderë, të prirë nga Teri Guo, i cili është drejtor ekzekutiv i Foks Kon, prodhuesit më të madh botërorë të stabilimentëve elektronike. Pasuria e tij vlerësohet me 6.4 miliardë dollarë.

  1. Australia

Australia ka 44 miliarderë, të udhëhequr nga Magnati i mierave Gjino Rainhart, pasuria e të cilit vlen 22.4 miliardë dollarë.

  1. Korea e Jugut

Korea e Jugut ka 43 miliarderë dhe në krye të tyre është Sevo JungJin, bashkëthemelues i kompanisë biofarmaceutike Sel Trion. Vlera e pasurisë së tij është 9.2 miliardë dollarë.

  1. Franca

Franca ka 42 miliarderë, dhe në krye të tyre është drejtori ekzekutiv i LVMH, Bernar Arno dhe familja e tij. Pasuria e kësaj familje arrin në 177.1 miliardë dollarë.

  1. Suedia

Suedia ka 41 miliarderë ndër të cilët më i pasuri është ish kryetari i H&M, Stefan Person, pasuria e të cilit vlerësohet me 19 miliardë dollarë.

  1. Zvicra

Zvicra ka 40 miliarderë dhe në krye të tyre është themeluesi i ndërmarrjes Mediterane të anijeve Jan Luigj Aponte dhe bashkëshortja e tij Rafaela. Çifti ka pasuri të vlefshme 10.4 miliardë dollarë.

  1. Tajlanda

Në Tajlandë jetojnë 31 miliarderë të prirë nga Danin Çearavanont, kryetari i konglomeratit Çaroen Pokphand Grup e cila udhëheqë punë në Agroindustri, shitje me pakicë dhe telekomunikacion. Pasuria e tij vlerësohet në 12.6 miliardë dollarë.

  1. Spanja

Spanja ka 30 miliarderë me Amanis Ortega në krye i cili është bashkëthemelues i zhingjirit të shitjes më pakicë, Indipeks Group, të pronarit të Zara. Pasuria e  Ortegës është 82.4 miliardë dollarë.

  1. Singapori/ Turqia

Singapori është vend i 27 miliarderëve, të prirë nga Jang Jong, kryetar i zingjirit të restorantëve Hotid Hajdilau. Jong ka pasuri në vlerë 10.3 miliardë dollarë.

Turqia me Singaporin është barazuar në vendin e 20-të me 27 miliarderë të vet, edhe pse Singapori vitin e kaluar ka pasur më shumë miliarderë sesa Turqia./Buletini Ekonomik/