Turqia vlerësohet si një nga vendet më të favorshme në Evropë kur është fjala për energjinë solare.
Prandaj, nuk është çudi që ky shtet gjatë vitit të ardhshëm do ta ketë parkun solar sa 4 mijë e 600 terrene të futbollit
Falë këtij projekti gjigant, mbi 2 milionë amvisëri do të furnizohen me energji të gjelbër, ndërsa gjatë vitit në atmosferë do të emetohen 1.5 milionë tonelata dioksid karboni më pak, shkruan Portali energjetik, përcjell Buletini Ekonomik.
Parku solar me fuqi 1.35 Gigawatt do të ndërtohet në qytetin turk Karapinar në Anadollin qendror, ndërsa punët siç është njoftuar, do të përmbyllen në fund të vitit 2022.
Duke falënderuar këtë projekt, Turqia do të bëjë përpjekje për zgjerimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe ndërmjet viteve 2017-2027 synon që të aktivizojë 10 Gigawatt kapacitete solare.
Pas ndërtimit të këtij parku solar të fundit, pjesmarrja e energjisë solare në prodhimin e gjithëmbarshëm të energjisë elektrike në Turqi do të rritet për 20 për qind.
Për ndërtimin e këtij projekti gjigant do të nevojitet një shumë e madhe e mjeteve financiare dhe për këtë Britania e Madhe ka lejuar një kredi për Turqinë me një shumë prej 255 milionë eurove.
Siç ka kumtuar qeveria britanike, mjetet financiare që do të investohen në parkun solar në Turqi janë deri tash shuma më e madhe që Britania ka ndarë për energjinë solare.
Vendimi për financimin e centralit solar ka pasuar pas konferencës për klimën të OKB-së (COP26), ku Britania është deklaruar se do të ndihmojë më shumë trenzicionin energjetik global./Buletini Ekonomik/