Ambasada ka njoftuar se janë duke u tejkaluar terminet që janë në dispozicion dhe për të pasur mundësi të barabartë gjatë aplikimit, nga fillimi i dhjetorit, terminet do të jepen përmes procedurës së tërheqjes së shortit.
Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 14.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit.
“Nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në periudhën janar deri në fillim të shkurtit 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e më shumë personave”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Tutje ambasada ka bërë apel që shënimet dhe të dhënat e aplikuesve të jenë të sakta Gjithashtu në njoftimin e ambasadës përmenden edhe disa informacione shtesë të cilat duhet të kenë parasysh aplikantët.
Sipas tyre, regjistrimet e shumëfishta janë të pamundura, ndryshimet e të dhënave të shënuara gjatë regjistrimit nuk kanë të mundshme, kalimi i terminit te një person tjetër nuk është e lejueshme, regjistrimi i mëhershëm nuk është përparësi kundrejt një regjistrimi të vonshëm, angazhimi i agjencioneve nuk sjell asnjë përparësi.
Ambasada ka njoftuar edhe se nuk japin terminë të veçanta dhe kanë kërkuar që aplikuesit të përmbahen nga pyetjet e tilla.