Nuk miratohet as sot Raporti vjetor financiar për buxhetin e vitit 2020

As në seancën e sotme nuk ka kaluar Raporti vjetor financiar për buxhetin e vitit 2020. Për këtë pikë të rendit të ditës nuk ka pasur kuorum, ndërkaq deputetët e opozitës kanë votuar kundër këtij raporti.

Për votimin e kësaj pike, kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë.

Reklama e sponzorizuar

“Prapë nuk ka kuorum për tu votuar kjo pikë. Vetëm 60 deputetë kanë votuar. 53 kundër, gjashtë kundër, një abstenim”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në rend të ditës është shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020.