Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar rezolutën e prezantuar nga AAK-ja, pas debatit rreth 6 orësh për projektin e gazsjellësit në Kosovë.
Me 46 vota kundër dhe vetëm 21 vota për, rezoluta dështoi të miratohet në legjislativ, ani pse në fillim iniciuesi i debatit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi një konsultë paraprake për të gjetur konsensus brenda grupeve parlamentare.
Pas përfundimit të debatit, kryetari i Kuvendit përmbylli punimet e seancës plenare, ku tha se njëjta seancë do të vazhdojë nesër në orën 10:00.
Rezoluta e propozuar nga AAK dhe e përkrahur nga e tërë opozita:
REZOLUTË
1.Obligohet Qeveria e Kosovës të përcaktohet për alternativat strategjike të furnizimit me
energji dhe në afat sa më të shkurtër ta revidoj Strategjinë e Energjisë të Republikës së
Kosovës 2017-2026.
2.Ta informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës për alternativat e furnizimit me energji
me informata të detalizuara ekonomike dhe strategjike.
3.Të bashkëpunojë me MCC si Agjenci Federale e SHBA-të që të zgjidhen sa më parë
dilemat e panevojshme të cilat i keni vendos me veprimet e fundit.
4.Të merren veprime konkrete për të mundësuar që buxheti prej 200 milion i destinuar nga Administrata Biden të shfrytëzohet sipas marrëveshjeve të deritashme me MCC dhe
studimeve që janë bërë nga ata deri me tani
5.T’i kërkoni falje Administrates Biden, Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe qytetarëve të Kosovës për dëmtimet eventuale të raporteve me SHBA-të dhe të merrni veprime konkrete për rivendosjen e raporteve të sinqerta.