OKB: Vijon tendenca rritëse e çmimit të ushqimeve

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) bëri publik Indeksin e Çmimeve të Ushqimit, i cili gjurmon çmimet ndërkombëtare të disa produkteve ushqimore. Raporti zbuloi se në tetor, kostoja e produkteve të shportës ishte rritur me 3% krahasuar me muajin shtator.

Indeksi i çmimeve të drithërave u rrit me 3.2% në tetor krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa çmimi i grurit u rrit me 5% në kushtet kur të korrat janë reduktuar nga eksportuesit kryesorë të grurit si Kanadaja, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. FAO njoftoi se gjithashtu se çmimet ndërkombëtare të llojeve të tjera të drithërave janë rritur.

Sipas agjencisë së OKB-së çmimi i vajit vegjetal shënoi në tetor rritjen më “të lartë të regjistruar ndonjëherë”, prej 9.6%, muaji i katërt radhazi që çmimet për këtë produkt shënojnë rritje. FAO tha se rritja e çmimit të vajit vegjetal “vinte kryesisht nga shqetësimet e vazhdueshme për prodhimin e ulët në Malajzi si dhe për shkak të mungesës së vazhdueshme të migrantëve të kualifikuar për të përmbushur nevojat për punë që ka vendi”.

Reklama e sponzorizuar

Çmimet e bulmetrave u rritën me 2.5%, ndërsa çmimi i mishit ra me 0.7%, duke shënuar rënien e tretë brenda muajit./VOA/