Pandemia “lulëzoi” industrinë përpunuese në Kosovë

Gjendjen e përgjithshme ekonomike si rezultat i ndikimit të pandemisë me Covid-19, ka shënuar një rënIe në të gjithë botën. Megjithëkëtë, sektori i industrisë përpunuese në Kosovë nuk ka përjetuar ndonjë luhatje të theksuar përkundrazi ka shënuar rritje.

Të dhënat krahasuese tregojnë se gjatë dy viteve të fundit është shënuar rritje në punësim dhe në qarkullim, ndërsa në numrin e ndërmarrjeve është shënuar rritje në vitin 2020 përderisa në vitin 2019 është shënuar rënie krahasuar me vitin 2018.

Pjesëmarrja e industrisë përpunuese në Kosovë në normën e punësimit, sipas aktivitetit ekonomik, në vitin 2020, ka shënuar rënie për 0.1%, krahasuar me vitin 2019.

Reklama e sponzorizuar

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë -MINT, ka publikuar raportin për vitet e kaluara lidhur me statistikat e Industrisë përpunuese.

Në një pjesë të veçantë të raportit janë analizuar të dhënat që kanë të bëjnë me numrin e ndërmarrjeve, numrin e të punësuarve, vlerën e qarkullimit vjetor dhe me eksport/importet

Nga të dhënat tabelore që ka publikuar Ministria, shihet se në vitin 2020 ka rritje të punësimit për 23.11 për qind, si dhe rritje është shënuar për 7.97 për qind, në vitin 2019, krahasuar me vitin paraprak. Po ashtu, ky sektor ka shënuar rritje edhe në qarkullim, në vitin 2020 për 8.36 për qind, krahasuar me vitin paraprak si dhe për 7.97 për qind në vitin 2019 për 20.77 për qind krahasuar me vitin paraprak, shkruan lajmi.net.

33 ndërmarrje, qarkulluan para në vlerë prej 1, 389, 120, 291.40 euro në vitin e kaluar, derisa në vitin 2019, qakullimi ishte 1, 281, 906, 332, 20 euro.

Përveç që është shënuar rritje në punësim dhe në qarkullim, në vitin 2020, rritje është shënuar edhe te numri i ndërmarrjeve, për 24.35 për qind, krahasuar me vitin 2019.

Në kuadër të këtij sektori, siç shihet në tabelë, nën sektori “Përpunimi i produkteve ushqimore”, sa i përket punësimit, në vitin 2020, ka pjesëmarrjen më të lartë në Kosovë, me 23.29 për qind dhe me rritje prej 20.16 për qind, krahasuar me vitin 2019. Po ashtu ky nën sektorë ka shënuar rritje në qarkullim për 17.25 për qind dhe numër të ndërmarrjeve për 18.02 për qind.

Nën sektori i dytë me pjesëmarrje është “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 14.65 për qind dhe me rritje në punësim prej 14.09 për qind. Ky nën sektorë, po ashtu, në vitin 2020, ka shënuar rritje në numër të ndërmarrjeve për 15.35 për qind si dhe rritje në qarkullim për 0.72 për qind, krahasuar me vitin paraprak.

Nën sektori “Prodhimi i mobileve”, radhitet i treti me pjesëmarrje prej 11.05 për qind në punësim dhe në vitin 2020 ka shënuar rritje në punësim për 46.96 për qind, por rritje ka shënuar edhe në dy treguesit tjerë, qarkullim prej 34.36 për qind dhe numër të ndërmarrjeve për 30.79 për qind, krahasuar me vitin paraprak.

Nën sektori i katërt me radhë në treguesin e punësimit është “Prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës”, i cili gjatë vitit 2020 merr pjesë me 10.13 për qind në punësim si dhe ka shënuar rritje për 25.77 për qind, në numër të ndërmarrjeve për 18.92 për qind si dhe në qarkullimin vjetor për 7.14 për qind.

Nën sektori i pestë me radhë sipas punësimit, në kuadër të Sektorit-C, është “Prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike”, me pjesëmarrje prej 8.97%, i cili gjatë vitit 2020 ka shënuar rritje për 24.79%. Gjithashtu, ky nën sektor ka shënuar rritje edhe në numër të ndërmarrjeve për 26.68% dhe në qarkullim për 10.42%, krahasuar me vitin paraprak, shkruan lajmmi.net.

Nën sektori i gjashtë është “Prodhimi i pijeve”, me pjesëmarrje në punësim për 6.16 për qind, në vitin 2020 ka shënuar rritje punësimi për 17.26 për qind, si dhe rritje të numrit të ndërmarrjeve për 5.41 për qind, por me rënie qarkullimi për 10.06 për qind, krahasuar me vitin paraprak.

Nën sektori i radhës sipas punësimit, në vitin 2020, është “Prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës”, me pjesëmarrje prej 5.09 për qind dhe me rritje punësimi për 23.63 për qind, rritje në numër të ndërmarrjeve për 16.91 për qind si dhe rritje qarkullimi për 3.78 për qind, krahasuar me vitin 2019.

Nën sektori “ Shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara”, ka pjesëmarrje në punësim për 2.26 për qind, me rritje punësimi në vitin 2020 për 10.75 për qind, gjithashtu rritje të numrit të ndërmarrjeve për 22.07 për qind, ndërsa rënie në qarkullim për 2.57 për qind, krahasuar me vitin paraprak, etj.

Nga të dhënat e tabelës mund të thuhet se duke e analizuar gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend si rezultat i ndikimit të pandemisë me Covid-19, shihet se edhe nën sektori “Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike” edhe pse me pjesëmarrje të ultë për vetëm 0.30 për qind, në vitin 2020 ka shënuar rritje për 16.06 për qind, në punësim , rritje të lartë prej 75 për qind, në numër të ndërmarrjeve dhe qarkullim vjetor prej 44.8 për qind, krahasuar me vitin paraprak.

Nga të dhënat e paraqitura në figura shihet se me numrin më të lartë të ndërmarrjeve, prinë regjioni i Prishtinës me 26.26 për qind, me numrin më të lartë të punësuarve, me 25.55 për qind si dhe në qarkullim me 28.19 për qind.

Sipas këtyre treguesve, në vendin e dytë radhitet regjioni i Prizrenit me numër të ndërmarrjeve 18.91 për qind, me numër të punësuarve 19.57 për qind dhe me qarkullim vjetor 18.64 për qind.

Regjioni i Ferizajt, me të dhënat e paraqitura radhitet në vendin e tretë, me numër të ndërmarrjeve prej 15.93 për qind, me të punësuar 14.78 për qind dhe me qarkullim vjetor 13.49 për qind, krahasuar me regjionet tjera.

Regjioni i Pejës, zë vendin e katërt, me numër të ndërmarrjeve 10.06 për qind, të punësuar 10.68 për qind dhe qarkullim vjetor 10.09 për qind.

Në vendin e pestë radhitet regjioni i Gjilanit me 10.24 për qind, në numër të ndërmarrjeve, pastaj me 10.56 për qind të punësuar ndërsa në qarkullim vjetor prej 11.47 për qind në vendin e katërt.

Nga analiza e këtyre të dhënave mund të konsiderohet se në disa regjione ka rritje të treguesve p.sh në punësim si rezultat i arritjes së marrëveshjeve tregtare me përmasa edhe në eksporte siç është rasti i regjionit të Gjakovës me ndërmarrjet në nën sektorët e tekstilit, drurit dhe mobileve.

Ndërmarrjet sipas madhësisë dhe nën sektorëve

Të dhënat e prezantuara, sipas madhësisë së ndërmarrjeve tregojnë se në Kosovë, 86.3 për qind janë ndërmarrje mikro, pastaj 11.86 për qind janë ndërmarrje të vogla, 1.67 për qind, ndërmarrje të mesme dhe 0.17 për qind ndërmarrje të mëdha. Në kuadër të Sektorit-C (10-33) vetëm pesë nën sektorë bëjnë pjesë në kategorinë e ndërmarrjeve të mëdha.

Nga kategoria e mikro-ndërmarrjeve, nën sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve është “Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve”, me gjithsejtë 98.57 për qind, nga totali i ndërmarrjeve në këtë kategori, pasuar nga nën sektori “Prodhimi tjetër p.k.t”, me 92 për qind dhe i treti sipas kësaj renditje është nën sektori “Prodhimi i veshjeve” me 90.63 për qind.

Në kategorinë e ndërmarrjeve të vogla, nën sektorët “Prodhimi i mjeteve motorike, rimorkio dhe gjysmë rimorkio” dhe “Prodhimi i produkteve të duhanit”, marrin pjesë me nga 50 për qind, në numrin e ndërmarrjeve, pasuar nga nën sektori “Prodhimi i Koksit dhe produkteve të rafinuara të naftës” me 25 për qind, nga numri i përgjithshëm.

Kategorisë së ndërmarrjeve të mesme, i prinë nën sektori “Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparateve farmaceutike” me 16.67 për qind, pasuar nga ndërmarrjet në nën sektorin “Prodhimi i Koksit dhe produkteve të rafinuara të naftës”, me 12.5 për qind dhe i treti, në kategorinë e ndërmarrjeve të mesme radhitet nën sektori “Prodhimi i pijeve” me 8.45 për qind.

Nga vlerësimi i të dhënave të analizuara, kategoria e ndërmarrjeve të mëdha, në ekonominë e vendit, ka numër të vogël të ndërmarrjeve. Nën sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve, nga ky kategorizim, është “Prodhimi i pijeve” me 4.23 për qind, pasuar nga nën sektori “Prodhimi i Metaleve” me 1.01 për qind, i treti radhitet nën sektori “Prodhimi i Mobilieve” me 0.22 për qind, i katërti është nën sektori “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 0.21për qind dhe në fund radhitet nën sektori “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 0.16 për qind.

Kujtojmë se industria përpunuese përfshinë transformimin fizik ose kimik të një materiali, substance ose përbërësi në një produkt të ri, mirëpo nuk mund të jetë kriteri i vetëm dhe universal për përcaktimin e industrisë prodhuese, dhe si rregull i përgjithshëm, prodhimi merret me shndërrimin e lëndëve të para në një produkt të ri.