Parlamenti Australian dje ka kaluar legjislacionin duke vendosur një kornizë për zhvillimin e parqeve të gjenerimit të energjisë elektrke nga era në det të hapur dhe linja te transmisionit, në një shtytje të madhe për projekte të propozuara në vlerë multi miliardëshe teksa vendi synon të zëvnedësoj energjinë e prodhuar nga thëngjilli, përcjell Reuters.
Projektet që kanë qenë në prijte për ligje të reja përfshijnë 2.2 gigavat nga projekti Star of the South në bregdet të Viktoria dhe Sun Cable, që planifikojnë të zbarkojnë energji solare përmes një kablloje nënujore nga Territori verior i Singaporit.
“Paketa e infrastrukturës elektrike në det të hapur të qeverisë Morrison do të zhbllokojë zhvillimin e një industrie të re që do të krijojë mijëra vende pune të aftë rajonale, do të forcojë ekonominë tonë dhe do të mbështesë një sistem energjie më të përballueshëm dhe më të sigurt”, tha në një deklaratë Ministri i Energjisë Angus Taylor./kosovo.energy/