Një shumë e madhe e parave të falsifikuara është gjetur dje në Prishtinë.
Një institucion ka njoftuar policinë për monedha të metalta që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Pas daljes në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar 2 mijë e 259 monedha 2-euroshe, si dhe 84 monedha 1-euroshe.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori, teksa rasti vazhdon të hetohet.
“Prishtinë, 11.11.2021 – 12:47. Nga një institucioni është njoftuar për monedha të metalta të falsifikuara, njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar rreth 2259×2 € dhe 84×1 € monedha të metalta të cilat të dyshohet se janë të falsifikuara. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.