Portugalia ka lansuar ankandin e parë për të drejtën e instalimit të parqeve lundruese solare në ujërat e shtatë digave të vendit, me një kapacitet total prodhues prej 263 megavat.
Panelet lundruese janë duke u testuar në mbarë botën, dhe sekretari për energji në Portugali, Joao Galamba, tha gjatë kësaj jave që teknologjia jo vetëm se ka pasur benefite për mjedisin por poashtu është mjaft eficente.
Ato shumë shpesh komplementojnë edhe gjenerimin nga hidroenergjia, duke ripërdorur impiantet ekzistuese dhe duke parandaluar shfrytëzimin e tokës.
Plani i Portugalisë është që të instaloj parqe solare me kapacitet deri në 100MW në ujërat e digave të Jugut të Alqueva, liqeni më i madh artificial në Evropën Perëndimore, si dhe 50MW në digën e Castelo de Bode.
Parqet lundruese solare të Alqueva dhe Castelo de Bode do të jenë projektet më të mëdha nga shtatë projektet, që të gjithë janë të pritshme që të fillojnë operimin nga 2023, ka theksuar Galamba.
Ndërmarrja më e madhe e Portugalisë, EDP, ka qenë duke u përgatitur për zgjerimin e këtij llojit të energjisë së ripërtëritshme dhe ka instaluar një pilot projekt lundrues në digën e Alto Rabago në 2017 për të testuar teknologjinë.
“Ne jemi të sigurt që ky ankand do të tërhek interes të lartë”, ka thënë Galamba, duke shtuar se palët e interesuara duhet të dorëzojnë ofertat e tyre deri në 4 prill në mënyrë që një vendim të merret deri më 19 prill.
Ndryshe, Portugalia mbajti dy ankande në 2019 dhe 2020 për parqet solare në tokë dhe të dyja vendosën rekorde botërore për çmimin më të ulët të prodhimit të ardhshëm. /kosovo.energy/