PSD-ja i kërkon Qeverisë rritjen e pagës minimale pas rritjes së çmimeve të produkteve

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) gjatë një konference për media sot, i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës disa masa, që sipas tyre kjo e fundit duhet t’i ndërmarrë pas rritjes së çmimeve të produkteve kryesore.

Sipas tij, së pari duhet të bëhet funksionalizimi i Këshillit Ekonomiko Social, rritja e pagës minimale si dhe lirimi i produkteve bazë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

“Funksionalizimi i Këshillit Ekonomiko-Social, i cili qysh nga viti nuk është funksional, dhe qysh nga atëherë nuk ka pasur as një vlerësim të rritjes së pagës minimale. Rritja e pagës minimale në 350 euro, e cila po ashtu, qysh nga viti 2011, ka qëndruar e paprekur. Produktet bazë, për, miellin, kripa, sheqeri, buka e qumështi duhet të lirohen nga TVSH-ja dhe pas lirimit nga TVSH-ja të këtyre produkteve bazë, diferenca e rritjes së çmimit nga muaji paraprak në muajin kur është rritur duhet të subvencionohet nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në ragimin e PSD-së.

Reklama e sponzorizuar

Sipas partisë PSD, çmimet për produktet bazë, nga shtatori të vitit 2020, deri në vitin 2021, kanë pësuar rritje prej gjithsej 28 për qind.

“Çmimet për produktet bazë, nga shtatori të vitit 2020, deri në vitin 2021, kanë pësuar rritje prej 28 për qind. Janë mbi 144 mijë pensionistë të cilët duhet të mbijetojnë me 100 euro në muaj; kemi një numër të madh të punëtorëve të cilët duhet të mbijetojnë me një pagë minimale prej 135 eurosh në muaj. Mund të themi lirshëm që kjo rritje enorme e çmimeve nuk ka sesi t’i prek barabartë të gjithë; një qytetar i varfër dhe një i pasur nuk kanë sesi të vuajnë njëjtë nga rritja e çmimit të bukës e vajit, miellit e qumështit”, ka shtuar ai.

Partia Socialdemokrate e sheh të nevojshme dhe të domosdoshme që me urgjencë të implementohen katër politika që veçanërisht prekin shumicën që po i vuan pasojat e rritjes së çmimeve.

PSD shprehet se politikat ad-hoc të kohëve të fundit, lënë të kuptojmë që kjo Qeveri nuk ka as plan, as vision e as shqetësim mirëqenien e qytetarit. /Buletini Ekonomik/