Punëtorët e Ferronikelit protestojnë të martën para qeverisë

Punëtorët e kompanisë “NewCoFerronikeli” të martën do të protestojnë përseri para Qeverisë së Kosovës.

Nga kjo sindikatë është bërë e ditur se protesta e radhës do të zhvillohet nga ora 12:00 – 12:30, me kërkesat që tu bëhet zgjidhje për kthimin në punë.

“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike”, thuhet në njoftimin e tyre./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar