Qytetarët që kanë marrë kredi nga muaji tetor nën 10 mijë euro, mund të përfitojnë nga masa e Qeverisë

Ministria e Financave ka njoftuar se të gjithë ata që kanë marrë kredi nga 1 tetori e tutje nën vlerë prej 10 mijë eurove mund të përfitojnë nga subvencionimi i kredive personale.

Gjatë javës së kaluar është bërë ekzekutimi për 2 mijë 145 përfitues të masës 3.6 e cila ka të bëjë me mbështetjën e likuiditetit familjar.

“Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe është i hapur deri më datë 30 nëntor 2021”, thuhet në njoftimin e tyre./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar