I keni bërë gati valixhet? Shkoni te një nga këto qytete të zhurmshme, të pëlqyera shumë nga vendasit për cilësinë e tyre të jetës – dhe çmimin e lirë të një gote birrë.
Nuk është nevoja që ne t’ju themi se dy vitet e fundit kanë qenë të vështira. Por nëse ju kanë lënë një dëshirë të fortë dhe të vazhdueshme për të bërë një ndryshim madhor në jetë, ne mund t’ju ndihmojmë me disa ide. Si për shembull, në cilin prej qyteteve më të gjalla dhe emocionuese të botës duhet të shkoni.
Me gjërat që duket se do të shkojnë më mirë gjatë vitit 2022, si dhe me një qasje më fleksibël për punën nga shtëpia që ka të ngjarë të vazhdojë, ju mund të jeni në pozicionin ideal për të bërë gati valixhet dhe për të lëvizur në një vend krejtësisht të ri. Nëse është kështu, këto janë qytetet që duhet të merrni në konsideratë për të filluar një jetë të re vitin e ardhshëm.
Kryeqyteti grek, Athina, zë vendin e parë në një sondazh të ri nga kompania RAJA. Për të arritur në renditjen përfundimtare, një grup ekspertësh analizuan të dhënat për dhjetë faktorë, duke përfshirë: shkallën e punësimit, koston e jetesës, sigurinë dhe kujdesin shëndetësor. Athina zuri vendin e parë falë shkallës së lartë të punësimit, qirasë së përballueshme dhe – më e rëndësishmja – birrës tepër të lirë. Duket si vendi ideal për t’u zhvendosur.
Më pas renditet Austin në Teksas, ku ekspertët thonë se cilësia e jetës është e shkëlqyer. Qyteti është i pasur me hapësira të gjelbra – kështu që nëse ju pëlqen të kaloni kohë jashtë, ky është vendi për ju. Në vendin e tretë renditet Barcelona, e cila ka pije të lira, kujdes të mirë shëndetësor, klimë të mirë dhe disa ushqime të shijshme tradicionale.
Kjo është lista e dhjetë qyteteve më të mira:
- Athina
- Austin
- Barcelona
- Berlini
- Cape Town
- Chiang Mai
- Christchurch
- Kopenhagën
- Delhi
- Dubai
Dhe kur vjen puna se ku nuk duhet të filloni një jetë të re në vitin 2022? Vitin e kaluar, një listë prej më shumë se 15,000 emigrantësh u anketua nga InterNations për të krijuar Renditjen e Qyteteve pë rEmigrantët të këtij viti. Ata thanë se duhet të shmangni vendet si Roma, Parisi dhe Dublini, kryesisht për shkak të kostove të larta të jetesës në këto qytete. Gjithsesi, ato mbeten vende të këndshme për të shkuar për pushime. / Time Out