Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e rrugës së Arbrit.
Rruga e Arbrit është një nga investimet më të rëndësishme për modernizimin e infrastrukturës rrugore të vendit. Ajo do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme lidhjen e Dibrës me Tiranën, duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e zonave në të cilën kalon.
Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km. Me një gjatësi rreth 74 km, ajo do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.
Ky investim i strategjik, jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe turizmit./ SCAN/