Raporti i vjetshëm i ZRRE-së për Energji nuk miratohet në Kuvend

Nga 88 deputetët të pranishëm në sallë, vetëm 56 prej tyre kanë votuar për miratimin e Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për vitin 2020. E këto vota nuk kanë mjaftuar që ky raport të kalojë.

Grupet parlamentare si PDK dhe LDK, kanë qenë kundër miratimit të këtij raporti, ndërkohë që deputetët e VV-së kanë qenë pro miratimit të tij.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se raporti ka qenë i detajuar dhe përmbajtjesor gjë që nuk e di arsyen pse është kërkuar që të mos miratohet.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu, edhe deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se  është pasaktësi nëse thuhet të mos miratohet raporti.

Ndërkohë, ky raport ka ngjallur edhe diskutime të deputetëve të tjerë në Kuvend./Buletini Ekonomik/