Gjatë tremujorit të tretë, Kosova ka importuar 919.9 GWh energji elektrike, ndërsa, në po të njëjtën periudhë ka eksportuar 841.7 GWh energji elektrike, që do të thotë që importi dhe eksporti kanë qenë goxha shifra të përafërta.
Buletini Ekonomik
Prishtinë, 12 nëntor – Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti (TM3 2021) sasia e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit nga minierat sipërfaqësore të KEK-ut ishte rreth 1.88 milionë tonelata. Kjo sasi e qymyrit, praktikisht, ka bërë të mundshëm funksionimin relativisht stabil të prodhimit në terocentralet e Kosovës (Kosova B me dy blloqe dhe tre blloqe të termocentraleve Kosova A -A3, A4 dhe A5).
Në fakt, energjia elektrike (sasia bruto) e prodhuar në këtë periudhë në termokapacitetet elektroenergjetike të Kosovës ishte saktësisht 1 358.2 gigavatorë (GWh), ndërsa sasia e në hidrocentralet tona ekzistuese ishte rreth 41.1 GWh.
Këto të dhëna i ka bërë publike Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) nëpërmjet publikimit të “Bilancit të Energjisë” për tremujorin e tretë (TM3) 2021. Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Gjatë tremujorit të tretë, Kosova ka importuar 919.9 GWh energji elektrike, ndërsa, po në të njëjtën periudhë ka eksportuar 841.7 GWh energji elektrike, që do të thotë që importi dhe eksporti kanë qenë goxha shifra të përafërta.
Më konkretisht, Kosova në këtë tremujor i trajtuar nga statistikat e ASK-së ka importuar gjithsej diku rreth 78 gigavatorë më shumë se që ka eksportuar energji elektrike. Ky bilanc, gjithsesi, është imponues dhe fletë për një angazhim permanent dhe të përkushtuar të punonjësve të minerave sipërfaqësore dhe të të atyre të termocentraleve të Kosovës.
Në TM3 2021, sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë ( nga objektet industriale dhe nga ato prodhuese të ndryshme si dhe nga amvisëria) ishte 1 125.9 GWh. Në fakt, i bie që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 23.11%. /Buletini Ekonomik/