Të gjithë po “luftojnë” për litiumin: Edhe Gjermania mendon te fabrikat e ardhshme të baterive

Berlin, nëntor – Në Gjermani planifikohet hapja e 8 fabrikave për prodhimin e baterive në bazë të litiumit, ndërsa këto fabrika në një të ardhme do të mund të punojnë litiumin nga Gjermania.

Revista gjermane shkencore “Inxhinier”, e cila merret me temën e litiumit përkujton se në botë, tashmë kur industria automobilistike parashikon një lëvizje të madhe në kalimin te automobilet me rrymë, konstaton se të gjithë në botë po luftojnë për litiumin, pra kështu edhe Gjermania.

Revista përkujton se në Evropë ekzistojnë 5 ndërmarrje të cilat prodhojnë bateri në bazë të litiumit, ndërsa 15 ndërmarrje të tjera do të duhej të hapen vitet e ardhshme.

Reklama e sponzorizuar

Vetëm në Gjermani janë planifikuar 8 fabrika të tilla, ndër to edhe “Lecklanch” në Villshtat tek Ofenburgu, e cila tashmë është në prodhim. Vetëm në krahinen e Bradenburgut po ngriten 3 fabrika Tesla, Mikrovast dhe Farasis. Të gjitha këto fabrika në një të ardhme të afërt do të mund të përpunojnë litiumin nga Gjermania dhe këtë jo vetëm nga reciklimi i baterive të vjetra, tregohet në revistën Inxhinier.

Në Harc dhe në vende të shumta të tjera me burime termale planfikohet të fitohet xehja e litiumit, e cila deri më tani në të shumtën është me origjinë nga Australia, Kili dhe Kina.

Në një tjetër vendbanim të Gjermanisë janë duke u instaluar stabilimentet pilot për prodhimin vendor të litiumit.

Në Gjermani, po planifkohet që më shumë miniera gjithandej vendit të gjendet xehja e litiumit madje, në sasi të mjaftueshme për të prodhuar bateri për miliona automjete./Buletini Ekonomik/