“Tërhiqen” çmimet e naftës – Rriten inventarët në SHBA, presion për OPEC që të shtojë furnizimet

Çmimet e naftës ranë në sesionin e së Mërkurës, ndërkohë që të dhënat e industrisë treguan një rritje të madhe të inventarëve në Shtetet e Bashkuara, që është konsumatori më i madh në botë, në një kohë të rritjes së presioneve te OPEC për të rritur furnizimet.

Nafta Brent e Londrës ra me 1.6% në 83.34 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane ra me 1.9% në 82.31 dollarë për fuçi.

Analistët thonë se çmimet po bien pas raportimit të rritjes së inventarëve të naftës bruto për të 6-n javë radhazi dhe ndërkohë që administrata e Biden po harxhon çdo kërkesë të mundshme tek vendet anëtare të OPEC, përpara se të përdorë Rezervën Strategjike të Naftës. Presidenti Joe Biden, duke folur në samitin e klimës në Glasgow, fajësoi rritjen e çmimeve të gazit dhe naftës tek refuzimi i Organziatës së Vendeve Eksportuese për të eksportuar më shumë naftë.

Reklama e sponzorizuar

Organizata dhe vendet aleate, që njihen si OPEC+, do takohen për të rishikuar politikat dhe pritet të rikonfirmojnë planet për rritje mujore të prodhimit. Inventarët e naftës bruto u rriën javën e kaluar, ndërsa benzina ra, sipas Instituti Amerikan të Benzinës (API). Inventarët e naftës u rritën me 3.6 milionë fuçi në javën e fundit të Tetorit, ndërsa benzina ra me 552,000 fuçi./Scan tv/