Trusti shënon kthim rekord të investimeve – 132.7 milionë euro për 9 muaj

Kthim pozitiv në investime në nivel rekord ka realizuar Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës nga janari deri në shtator të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga BQK, 132.7 milionë është kthimi pozitiv për këtë periudhë i mjeteve t ëinvestuara nga Trusti.

Pavarësisht tërheqjes së mjeteve nga kontribut-dhënësit në nivel prej 10 përqind, mundësi e cila u përmbyll në fillim të tremujorit të dytë, gjithsej asetet e sektorit pensional shënuan rritje vjetore prej 7.5 përqind në qershor 2021 dhe arritën vlerën prej 2.16 miliardë euro.

Reklama e sponzorizuar

Struktura e aseteve e FKPK-së përbëhet kryesisht nga mjetet e investuara jashtë vendit, por që pesha e tyre gradualisht është zvogëluar kundrejt rritjes së peshës së mjeteve të investuara në vend.

Rreth 72.3 përqind e mjeteve të FKPK-së janë të mbajtura jashtë vendit. Saktësisht, në vlera monetare, rreth 1.50 miliardë euro janë të alokuara në fonde të përbashkëta investuese dhe 57.6 milionë euro janë para në transit. /Buletini Ekonomik/