Uzbekistani blen energjinë solare nga amvisëritë

Tashkent, nëntor-  Ministria e energjetikës në Uzbekistan ka kumtuar se Qeveria e këtij vendi ka nënshkruar kontratën e parë për blejren e energjisë për amvisëritë e përgatitura dhe të pajisura me panele solare.

Ish Republika Sovjetike importon rrymë dhe investon mjete të mëdha financiare në burimet e energjisë së rinovueshme, në mënyrë që të rris prodhimin vendor.

Po kështu, Uzbekistani ka filluar bisedimet me Rusinë, rreth ndërtimit të një centrali nuklear.

Reklama e sponzorizuar

Amvisëria në kryeqytetin e këtij vendi- në Tashkent, e cila ka nënshkruar kontratën e parë për shitjen e energjisë së shtetit, do të paguhet 0,024 euro për kilowat/orë (KWh) që përafërsisht është i barabartë me çmimin e energjisë së konsumuar.

Mirëpo, çmimi të cilin do ta paguaj shteti për këtë energji varet nga lokacioni i amvisërisë.

Ndërmarrësi, Rustam Jotgoro, i cili nënshkroi kontratën me shtetin këtë javë, ka thënë se plani i tij parësor ka qenë që të siguroj furnizim rezervë të rrymës për nevojat e familjës 6 anëtarëshe në rast të mungesës së rrymës, që ishte dukuri e shpeshtë derisa e renovoi shtëpinë me 2019-të.

Ai vitin e kaluar ka instaluar 40 panele solare me kapacitet 6 kilowat/orë (KWh) si dhe kolektorin solar i cili ngrohë ujin, çka i ka bërë të mundshëm që të zvogëloj konsumin e gazit për 30 për qind, shkruan Reuters, përcjell Buletini Ekonomik.

Mirëpo, furnizuesi me pajime e ka këshilluar që të lidhet me rrjetin,  në vend që të shfrytëzoj panelet për përdorim të vetin, në mënyrë që të shes tepricat e energjisë elektrike dhe të kompenzoi shpenzimet për instalimin e paneleve solare./Buletini Ekonomik/