Gjermania vitin e ardhshëm do të obligohet për më shumë se 400 miliardë euro

Berlin, dhjetor – Qeveria Federale e Gjermanisë në vitin 2022 do të obligohet për më shumë se 400 miliardë euro, dhe këtë po e bënë tash e 3 vjet radhazi, njofton agjencia Anadollia (AA), përcjell Buletini Ekonomik.

Në komunikatën e agjencisë gjermane financiare, e cila administron obligimet dhe borxhin e qeverisë së Gjermanisë, thuhet se në vitin e ardhshëm planfikohet hyrja në borxhe me gjithësej 410 miliardë euro.

Qeveria Ferderale e Gjermanisë ka për të paguar vitin e ardhshëm borxh në shumë prej 322 miliardë euro.

Reklama e sponzorizuar

Gjermania më 2021 ka hyrë në obligime në një shumë rekorde prej 433 miliardë euro, për të financuar nxitjen e paralajmëruar të zhvillimit ekonomik pas epidemisë së COVID-19. Ndërsa, në vitin 2020 ka hyrë në obligime prej 407 miliardë euro.

Borxhi publik i Gjermanisë në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur për 46.3 miliardë euro, krahasuar me tremujorin e parë dhe ka arritur përafërsisht në 2 bilionë e 256 euro.

Ndërkohë, pralamenti gjerman ka suspenduar mekanizmin kushtetues për ndalesën e borxhit në vitin 2020, kur filloi kriza si pasojë e pandemisë, duke i lejuar qeverisë hua për financimin e masave kundër COVID-19.

Pritet që ndalesa e borxheve do të mbetet deri në fund të vitit të ardhshëm./Buletini Ekonomik/