Paundi britanik ka regjistruar një rënie të fortë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë me 140.4 lekë dhe është shitur me 141.5 lekë në raport e ditën e djeshme.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është forcuar këtë mëngjes duke shënuar një rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 120.7 lekë dhe shitet me 121.3 lekë.
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të kuotës krahasuar me ditën e mërkurë duke u blerë sot me 106.4 lekë dhe duke u shitur me 107.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar zbritje të kuotës këtë të enjte pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 115.2 lekë dhe shitet me 116 lekë./ SCAN TV/