Tregu i karburanteve në Kosovë pa ndryshime të theksuara

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Bejrani, ka njoftuar se ka një rënie të lehtë tek çmimet e derivateve në Kosovë.

Sipas tij, aktualisht çmimi i një litre të naftës në Kosovë sillet nga 1 euro e 15 centë deri në 1 euro e 27 centë, ndërkohë që çmimi i litrës së benzinës tregtohet prej 1 euro e 19 centë deri në 1 euro e 29 centë.

“Qyetetarët e Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në rajon, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila e ka akcizën më të ulët pwr dizell, 22 centë për litër”, ka thënë ai në një përgjigje për Buletinin Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij,  momentalisht, çmimi i një litre naftë në Shqipëri kushton 1 euro e 44 centë, ndërkaq çmimi i litrës së benzinës  1 euro e 45 centë./Buletini Ekonomik/