Termocentrali B1 rinisë prodhimin

Ndërmarrja Termokos

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar qytetarët se sot njësia B1 e Termocentralit Kosova B, është lëshuar në punë dhe se Termokosi ka filluar të furnizohet me energji termike nga ky termocentral. Si rrjedhojë, edhe Termokosi ka rikthyer furnizimin me ngrohje qendrore në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të KEK-ut në facebook, thuhet se në KEK aktualisht janë në punë tri njësitë aktive të Kosovës A (A3, A4 dhe A5) dhe njësia B1 në Kosovën B, me kapacitet të prodhimit prej rreth 650 MW/h energji elektrike.

“Duke falënderuar punëtorët për angazhimin e vazhdueshëm si dhe palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK vazhdon me përpjekjet maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe termike në kushtet aktuale të krizës sezonale dhe globale energjetike”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar