AAK kërkon debat parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve dhe Ligjin e Pagave

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës njofton ka inicuar debat për rritjen e çmimeve dhe mos ngritjen e pagave.

Deputeti nga ky subjekt, Pal Lekaj tha se rritja e çmimeve është bërë e pa përballueshme për qytetarët.

Përkundër rritjes së çmimeve, ai tha se në vend ka kohë që pagat dhe pensionet nuk janë ngritur.

Reklama e sponzorizuar

Lekaj ka nis një iniciativë për një debat parlamentar sa i përket ngritjes së çmimeve dhe mos ngritjen e pagave.

Sakip Imeri nga Autoriteti i Konkurrencës tha se mandati i këtij autoriteti është të mbajë konkurrencën e lirë në treg, pra jo siç tha ai për ngritjen e çmimeve.

“Ne si autoritet nuk kemi rol të rregullimit të çmimeve”, tha Imeri.

Në këtë tryezë që u mbajt në ambientet e Kuvendit të Kosovës, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga shoqatat e konsumatorëve dhe biznesit. /Telegrafi/