Aliu: Është ndarë buxheti për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot në një konferencë për media, ka bërë të ditur se qeveria ka ndarë buxhet prej 1 milionë eurove për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës, i cili do ta përfshijë edhe Portin Tokësor. Sipas tij edhe Shqipëria tashmë ka ndarë 1 milionë euro për studim të fizibilitetit të këtij projekti.

Nga ministri Aliu u tha se ky studim do të nxjerrë saktë njërën nga varianteve që pritet të jenë për realizimin e kësaj hekurudhe.

Ndërkohë, ai tha se pas vizitave të tij dhe homologes shqiptare në Itali, dhe prezantimit të projektit në Bruksel, kanë marrë sinjale pozitive për fillimin e hartimit të saktë të këtij projekti për hekurudhën Prishtinë-Durrës.

Reklama e sponzorizuar

“Dokumenti i Memorandumit të mirëkuptimit në takimin e dy qeverive me që rast bashkë me ministren e Shqipërisë Belinda Balluku kemi nënshkruar këtë dokument. Pas vizitave që patëm në Itali e që lidhet drejtpërdrejtë me portin e Durrësit dhe mundësitë që mund të sjellë kjo hekurudhë për vendin tonë, dhe pas vizitës në Bruksel që prezantum këtë projekt, morrëm sinjale pozitive do të mund të them që ky projekt po e merr rrugën e vet dhe jemi në faza ku mund të fillojmë për hartimin e një plani të saktë dhe do të na jep edhe afate kohore dhe financiare që mund të përfundojë”, ka thënë Aliu në konferencë.

Ministri Aliu, gjatë prezantimit të projektit, theksoi se është detyrë e ministrisë të cilën ai e udhëheq të shtyjë përpara hapjen e sa më shumë korridoreve të reja për Kosovën.

“Korridoret aktuale e përfshijnë me rrugë automobilistike Kosovën ose nuk e përfshijnë fare. Ka munguar lidhja e Kosovës me Jugun e Lindjen. Hekurudha Gjakovë-Shkodër ka qenë 103 km e gjatë dhe mjaft e përshtatshme, sipas studimeve në kohën e Austro-Hungarisë. Qyteti i Shkodrës e lidhë transportin e mallrave nga dy porte Tivarit e Durrësit. Kjo kalon nëpër Gjakovë e detyrimisht në Prishtinë e shpërndahen. Kosova bëhet vend tranzit për shpërndarjen e mallrave”,deklaroi ai./Buletini Ekonomik/