Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), me titull “Statistikat Afatshkurtëra të Industrisë”, thuhet se në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2), sektorët që patën rritje ishin ai i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave për 14.14 për qind, pasuar nga sektori i industrisë përpunuese për 13.28 për qind, duke vazhduar më tutje tek sektori i furnizimit me rrymë, avull dhe ajër të kondicionuar i cili shënoi rritje për 12.56 për qind si dhe sektori i industrisë nxjerrëse me 9.91 për qind.
Ndërkaq, të dhënat e po të njejtit raport tregojnë se nëse krahasohet TM3 2021 me periudhën e njëjtë të vitit 2020 (TM3 2020) sektori i industrisë nxjerrëse shënoi rritje për 111.54 për qind, ndërkohë që rritje pati edhe në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave për 72.91 për qind. Tutje, sektori i furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar u rrit për 36.86 për qind dhe sektori i industrisë përpunuese që u rrit për 3.33 për qind.
Ndërkohë, sa i përket numrit të të punësuarve në disa sektorë të industrisë u shënua një rritje, ndërkohë që në disa prej tyre pati edhe rënie.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit paraprak (TM3, 2020), në tremujorin e tretë të këtij viti (TM3, 2021) numri i punonjësve pati rritje.
Vetëm në sektorin e furnizmit me ujë,veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave numri i të punësuarve u rrit për 55.61 për qind, ndërkohë që rritje kishte edhe në sektorin e industrisë përpunuese për 12.18 për qind, derisa një zvogëlim i numrit të punëtorëve prej 3.95 për qind u shënua në sektorin e furnizimit me rrymë,gaz,avull dhe ajër të kondicionuar si dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse, ku numri i punonjësve ra për 0.29 për qind.
Megjithatë, në raport me tremujorin e tretë të vitit 2020, në tremujorin e tretë të vitit 2021 kishte rritje të numrit të të punësuarve në sektorin e industrisë nxjerrëse për 1.05 për qind, meqenëse rritje kishte edhe në sektorin e sektorin e furnizmit me ujë,veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave prej 0.48 për qind. Poashtu rritje kishte edhe në sektorin e industrisë përpunuese për 0.34 për qind, ndërsa një rënie u regjistrua në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar prej 0.41 për qind./Buletini Ekonomik/