Banka Qendrore turke uli sot normën bazë të interesit në 14 për qind, ulja e katërt radhazi që nga shtatori, duke e çuar lirën në rënie në nivelet më të ulëta historike.
Lëvizja erdhi pavarësisht dobësive strukturore në tregun e brendshëm dhe prirjes globale drejt rritjes së normave.
Banka uli normat me 100 pikë bazë, në përputhje me teorinë e diskutueshme të presidentit Recep Tayyip Erdogan sipas të cilit normat e ulëta të interesit do të çojnë në ulje të inflacionit.
Ulja e normës erdhi pavarësisht paralajmërimeve të analistëve se bie ndesh me konsensusin ekonomik dhe do të nxiste inflacionin dhe do të dobësonte më tej lirën.
Lira ra në më shumë se 15 të tilla për dollar, një nivel i ri i ulët historik.
Monedha ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së saj në krahasim me dollarin që nga fillimi i vitit 2021.
Inflacioni vjetor turk arriti në 21,31 për qind në nëntor, sipas të dhënave të qeverisë.
Ndërkohë opozita turke thotë se çmimet e konsumit janë rreth dyfishi i nivelit të dhënë në të dhënat zyrtare, duke akuzuar autoritetet për manipulim të shifrave./atsh