BE-ja gjobit disa banka zvicerane dhe britanike me 344 milionë euro për pjesëmarrje në kartelin e këmbimit valutor ‘Sterling Lads’

Komisioni Evropian njofton se ka gjobitur disa banka për pjesëmarrje në një kartel të tregtimit valutor, i njohur si “Sterling Lads”.

Pas një hetimi, KE-ja gjobiti me një total prej 344 milionë eurosh bankat zvicerane UBS dhe Credit Suisse dhe huadhënësit në Britani të Madhe si RBS, HSBC dhe Barclays.

Hetimi zbuloi se disa tregtarë që vepronin në emër të këtyre bankave dhe ishin të ngarkuar me tregtimin e valutave devizore të G10 (i referohet grupit të vendeve që marrin pjesë në Marrëveshjet e Përgjithshme për Huamarrje), monedhave më likuide dhe të tregtuara në nivel botëror.

Reklama e sponzorizuar

“Vendimet tona për të gjobitur UBS, Barclays, RBS, HSBC dhe Credit Suisse dërgojnë një mesazh të qartë se Komisioni mbetet i përkushtuar për të siguruar një sektor financiar të shëndoshë dhe konkurrues që është thelbësor për investime dhe rritje. Sjellja e fshehtë e pesë bankave minoi integritetin e sektorit financiar në kurriz të ekonomisë evropiane dhe konsumatorëve”, tha shefja e Konkurrencës në BE, Margrethe Vestager.

UBS mori imunitet pasi zbuloi ekzistencën e kartelit duke ka shmangur një gjobë prej 94 milionë euro. Tri banka të tjera bashkëpunuan me hetimin, ku HSBC u gjobit me 174.3 milionë euro, Barclays me 54.3 milionë euro dhe RBS (tani NatWest) me 32.5 milionë.

Credit Suisse, e cila nuk bashkëpunoi sipas procedurave të lehtësimit u gjobit me 83.3 milionë euro.