Qeveria e Belgjikës ka arritur një marrëveshje në të cilën saktësohet se centralet nukleare të këtij vendi do të mbyllen deri me 2025.
Megjithatë, siç potencohet, shteti do të vazhdojë të invesotoj në teknologjinë e energjisë nukleare, tranmetojnë sot serviset belge publike, RTBF dhe VRT, përcjell Buletini Ekonomik.
Shqyrtimi rreth kësaj teme ka zgjatur me javë në qeverinë e kualicionit të Belgjikës, të cilën e përbëjnë 7 parti, dhe ku Të Gjelbërit ishin të vendosur që të respektohet ligji i vitit 2003 në të cilin parashihet shuarja e centraleve elektrike, derisa Liberalët nga rajoni i të folurit frengjisht ishin të mendimit që të dy reaktorët më të ri të mbesin në punë, transmeton Reuters.
Me dy centralet nukleare belge, me gjithsej 7 reaktorë administron kompania franceze ‘ANZHI’.
Belgjika tashmë duhet të përcaktohet se si do të kompenzojë mungesen e energjisë elektrike, dhe një nga opsionet janë stabilimentet në bazë të gazit. Vendimi për këtë mund të merret deri në mars./Buletini Ekonomik/