Deri në fund të muajit dhjetor, bizneset mund të paguajnë TVSH-në 8 përqind.
Nga fillimviti, ajo mund të bëhet prapë 18 përqind, siç ka qenë më parë, pasi shfuqizohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nga COVID-19.
Por, nga rrjeti i shitësve me pakicë kërkojnë që kjo masë të mbetet në fuqi, të paktën, deri në fund të vitit të ardhshëm, shkruan Klan Kosova.
Mbështetje në këtë kërkesë bizneseve u ofroi edhe Administrata Tatimore e Kosovës.