Çka përdorin bavarezët për shkrirjen e akullit në rrugë?

Tash e tre vjet me radhë në Bavari, mënyra klasike e shkrirjes së akullit në autorrugë me anë të kripës është zëvendësuar me përdorimin e ujit të përpunuar nga trangujt.

Pra, shërbimi dimëror në Bavari (Landi më i madh i Gjermanisë), që nga fundi i vitit 2019 shfrytëzojnë ujin e përpunuar nga prodhimi i trangujve turshi, që pasurohet derisa të arrijë pjesëmarrjen e paraparë të kripës (21 për qind).

Që pas fazës testuese është qartësuar se uji i përpunuar nga trangujt është dëshmuar se është më i pranueshëm ekonomikisht dhe gjelogjikisht sesa kripa e rëndomtë për rrugët, shkruan Geo.de.

Reklama e sponzorizuar

Uji i mbetur nga trangujt turshi, që përmban kripë, deri tani është hedhur rëndom në kanalizim, ndërsa tani hidhet në rrugë për t’i pastruar ato nga akulli. Pushteti bavarez, në këtë mënyrë, kursen kripën dhe ujin, ndërsa prodhuesi i trangujve poashtu është përfitues sepse tani do të investojë shumë më pak para për pastrimin e ujërave të mbetura. /Përktheu: Buletini Ekonomik/