Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) njofton se çmimet botërore të ushqimeve arritën në nivelin më të lartë që nga qershori i vitit 2011.
Sipas FAO-së, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve, gjatë muajit nëntor, është rritur katër herë.
Ky indeks gjatë muajit të kaluar arriti në 134.4 pikë duke shënuar një rritje mesatare prej 1.2 për qind në krahasim me tetorin. Çmimet botërore të ushqimeve arritën një nivel të ri duke arritur pikën më të lartë që nga qershori 2011.
Indeksi tregoi një rritje me 27.3 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të një viti më parë, duke shënuar rritje me 3.4 për qind në krahasim me tetorin.
Indeksi i Çmimeve të Drithërave në nëntor ka shënuar rritje me 3.1 për qind në krahasim me një muaj më parë, ndërsa në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë ka regjistruar rritje me 23.2 për qind. Teksa rritja në çmimet e misrit ka qëndruar u kufizuar, bëhet e ditur se çmimet e grurit arritën nivelin më të lartë që nga maji 2011.
Kurse, Indeksi i Çmimeve të Sheqerit në muajin nëntor ka shënuar rritje me 1.4 për qind si dhe 40 për qind rritje në krahasim me nëntorin 2020. Indeksi i Çmimit të Vajit Vegjetal në nëntor ka shënuar ulje me 0.3 për qind nga niveli rekord që arriti në tetor.
Ndërsa, Indeksi i Çmimit të Mishit shënoi rënie me 0.9 për qind në bazë mujore në muajin nëntor, duke vijuar rënien e tij për të katërtin muaj radhazi.