Çmimet e derivative janë duke shënuar rënie në tregun botëror, ndërkohë që kjo po reflektohet edhe në Kosovë.
Këtë e ka pohuar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili në një përgjigje për Buletinin Ekonomik ka thënë se në Kosovë ka rënie të theksuar të çmimeve të derivateve.
Sipas tij, çmimi i tyre ka filluar të bie edhe në tregjet ndërkombëtare pasi aktualisht ka prodhim më të madh të derivateve.
Aktualisht çmimi i një litre naftë në Kosovë sipas Berjanit është 1 euro e 16 centë, ndërkohë që çmimi i litrës së benzinës është 1 euro e 20 centë.
“Jemi me çmime më të lira në rajon, përveç Maqedonia Veriore e cila e ka naftën më të ultë se ne shkaku që akcizën e kanë më të ulët për 22 centë”, tha ai.
Ndërkohë, ai poashtu shtoi se në Shqipëri aktualisht çmimi i naftës sillet rreth 1 euro e 45 centë, ndërsa i benzinës 1 euro e 48 centë.(Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/