Gjiganti Zviceran shet aksionet, zvogëlon pjesmarrjen në kompaninë kozmetike për 8.9 miliardë euro

Gjiganti Zviceran i industrisë ushqimore “Neslte” do t’i shes një pjesë të aksioneve të veta kompanisë kozmetike “Leoreal” për 8.9 miliardë euro.

Me këtë shitje, pjesmarrja në pronësinë e brendit të njohur do të bije rreth 20 për qind.

“Kjo është hera e parë në 7 vjetët e kaluara që Neslte ka vendosur të zvogëlojë pjesmarrjen në gjigantin francez kosmetik”.

Reklama e sponzorizuar

Aksionet e “Nestle”, do t’i blejë Loeral sipas çmimit prej 400 euro për një aksion, ndërsa pritet që transaksioni të kryhet në ditët e ardhshme, shkruan Reuters, përcjell Buletini Ekonomik.

Pas kësaj, pjesmarrja e gjigantit Zviceran në Loeral do të bije nga 23.3 për qind në 20.1 për qind.

Ndërsa, firma franceze në këtë mënyrë do të blejë 4 për qind të aksioneve të veta dhe do ti asgjesojë më së voni deri më 29 gusht të vitit që vjen./Buletini Ekonomik/