I mori paratë nga shitja e banesës, por nuk e dorëzoi te blerësi, arrestohet shitësi

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimet se i njëjti ia ka shitur banesën një personi, mirëpo nuk e ka dorëzuar asnjëherë tek blerësi. Si rrjedhojë, viktima në këtë rast nuk e ka marrë asnjëherë këtë banesë.

Ky rast kishte ndodhur tri vjet më parë, sipas policisë. Kurse banesa në fjalë ndodhet në lagjen Mati 1, në Prishtinë.

I arrestuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit të rastit. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar