KEK reagon ndaj pretendimeve të Molliqajt se “rënia e blloqeve ishte e e qëllimshme”

Korporata Energjetike e Kosovës

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)  nëpërmjet një komunikate i ka quajtur shpifje pretendimet e Dardan Molliqajt, i cili kishte thënë se ka informata për rënie të qëllimshme të blloqeve të termocentraleve  të KEK.

Në komunikatën e tyre thuhet se KEK kishte njoftuar me kohë se këto dy njesi (A3 dhe A5) që ishin në operim në atë kohë, kishin rënë nga sistemi si pasojë problemeve të shkaktuara në rrjet nga faktorë jashtë KEK-ut,

Ndonëse sipas reagimit të tyre, ata pretendojnë se KEK në fakt kishte pranuar shkresën zyrtare nga Operatori i Sistemit, Transmisionit  dhe Tregut KOSTT, me datë 06.12.2021 ku jemi njoftuar edhe zyrtarisht se ishte identifikur një problem teknik në pjesën e tyre ku pas nje shperthimi të izolimit të një izolatori e cila ka rezultuar me lidhje të shkurter në sistem të zbarrave ka ardhe deri te rënia e dy njesive prodhuese dhe se ekipet e tyre kishin riparuar prishjen dhe sistemi ishte ne gjendje gadishmerie për punë.

Reklama e sponzorizuar

Tutje ata shtuan se falë angazhimit të jashtëzakonshëm të eksperteve dhe punonjësve të KEK-ut të dy njesitë prodhuese ishin kthyer ne operim në kohë optimale, dhe se si përfundim KEK-u ka marrë me shqetësim këto dezinformata dhe shpifje të Z. Molliqaj.

“Për këtë arsye KEK do ndermarre të gjitha veprimet ligjore tek organet e drejtesise ndaj Z. Molliqaj, me qellim te parandalimit të këtyre dukurive si dhe ruajtjen e imazhit te korporates dhe dinjitetit të punëtorëve te saj të cilët me perkushtim të jashtëzakonshëm po kryejnë detyrat e tyre në këto rrethana mjaft sfiduese”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/