Keqësohet gjendja në Turqi për shkak të inflacionit: Ndalohet tregtimi

Berzat e Turqisë e kanë ndaluar tregtimin meqë valuta nacionale ka rënë nën 17 lira karshi dollarit.

“Nga ora 16:24 përkohësisht janë ndaluar transaksionet e të gjitha aksioneve me të cilat tregtohet në tregun e aksioneve në berzen tonë”, thuhet në kumtesën e berzës së Stambollit.

Lira turke ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës karshi dollarit amerikan që nga fillimi i vitit. Banka Qendrore e Turqisë të enjten e ka  zvogëluar kamatën qenësore nga 15 në 14 për qind, përkundër inflacionit që arriti në 21 për qind./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar