Kompania serbe “Simpo”, që merret me prodhimin e mobilerisë, ka paralajmëruar se planifikon zgjerimin e shitjes edhe në Shqipëri dhe gjetjen e një numri sa më të madh të klientelës nga hoteleria.
Turizmi në Shqipëri është në zhvillim, kanë thënë përfaqësuesit e kësaj kompanie në panairin e ekonomisë në Tiranë, prandaj Simpo do që të gjejë në panairin e Tiranës, blerës të ri dhe të gjejë sa më shumë hotele dhe apartamente, të cilave iu nevojtet mobileria.
Në panairin në Shqipëri, Simpo për herë të parë ka ekspozuar në vitin 2018, së bashku me Odën Ekonomike të Serbisë.
“Kemi pasur disa pajisje më të vogla që për kapacitetet tona të prodhimit nuk është e mjaftueshme dhe për këtë shkak jemi këtu edhe sivjet që të zgjerohemi, dhe të gjejmë edhe disa blerës”, ka thënë për mediat serbe menaxheri i shitjes së Simpo-s, Filip Stojilkoviq, përcjell Buletini Ekonomik.
Sipas tij, kompania është prezente në vendet e rajonit dhe më gjerë në Evropë./Buletini Ekonomik/