Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë hapur thirrjen për aplikim për programin “𝗣𝗿𝗮𝗸𝘁𝗶𝗸𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗣𝘂𝗻𝗲̈” me pagesë, në të cilin do të mund të pranohen 150 studentë.
Në njoftimin e tyre në facebook, kjo ministri bën të ditur se studentët të cilët mund të aplikojnë për këtë praktikë duhet të jenë në drejtimet Punë Sociale (me prioritet), Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri.
“Kjo shpallje bëhet në kuadër të zbatimit të masës 1.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në MFPT në koordinim me Departamentin e Punës Sociale në UP”, thuhet në njoftimin e tyre./Buletini Ekonomik/