Kosova importoi 130 mijë kilogramë fishekzjarre më 2021

Dogana e Kosovës ka njoftuar se Kosova në vitin 2021 ka importuar mbi 130 mijë kilogramë fishekzjarre.

Mirëpo, sipas zëdhënësit të Doganës, Adriatik Stavilecit, kjo shifër nuk është ndonjë shifër shumë e madhe pasi ka pasur vite më herët që ka pasur import deri në 1 milionë kilogramë të këtyre produkteve festive.

Gjatë vitit të kaluar, shifra e importit të fishekzjarreve ishte vetëm 15 mijë kilogramë, kurse në këtë vit ka shkuar deri në 130 mijë kilogramë, tregon zëdhënësi i Doganës, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Gjithashtu, në rënien e importit të fishekzjarrëve, Stavileci përmend faktin se taksa prej 2 eurosh për importin e një kilogrami fishekzjarrë ka ndikuar në uljen e tyre.

“Në krahasim me vitin e kaluar, vitin e kalum janë importuar rreth 15 mijë kilogramë fishekzjarrë, ka një rritje 130 mijë kilogramë, prapë kjo shifër është më e ulët sesa vitet e mëhershme ku ka pasë deri në 1 milion import të tyre. Fishekzjarrët kanë edhe taksë dy 2 euro një kilogram kjo ka ndiku që të ulet importi i tyre”, ka shpjeguar ai.

Tutje, Stavileci ka treguar se importit në Kosovë zakonisht i prijnë derivatet e naftës, pastaj automjetet dhe duhani. /Buletini Ekonomik/