Lira turke bie në nivelin më të ulët pas vendimit për uljen e shkallës së interesit

Lira turke ra në nivelin më të ulët në këmbim me dollarin dhe shënoi rënie për 5.6 për qind të enjten, pasi Banka Qendrore e uli shkallën e interesit, në përputhje me programin ekonomik të Presidentit Rexhep Erdogan.

Pas këtij vendimi të Bankës Qendrore, vlera e lirës ra në 15.68 në krahasim me një dollar amerikan. Vlera e dollarit në këmbim me lirën është rritur për më shumë se dyfish këtë vit, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Banka Qendrore dha shenja se do ta ndërpresë ciklin e lehtësimit të shkallës së interesit për t’i vëzhguar efektet e tij në tre muajt e ardhshëm.

Reklama e sponzorizuar

Plani i ri ekonomik i Erdoganit i ka prioritet eksportet dhe huadhënien, ndonëse ekonomistët dhe deputetët e opozitës e kanë kritikuar gjerësisht këtë politikë duke e cilësuar të pamatur.

Vetëm në dy javët e fundit, Banka Qendrore ka ndërhyrë katër herë në tregun e valutave, duke shitur dollarë për ta ngadalësuar shitjen e lirës.

Shkalla e inflacionit ka shkuar në mbi 21 për qind, buxhetet e turqve janë nën trysni. Vëzhguesit e tregut parashikojnë më shumë vështirësi për lirën pas vendimit të fundit për uljen e shkallës së interesit.