Mbi gjysmë miliardë njerëz në botë kanë kaluar cakun e varfërisë ekstreme në vitin e kaluar, ndërkohë që kanë paguar për kostot shëndetësore nga xhepat e tyre, gjatë kulmit të pandemisë së covid-19, sipas Organizatës Botërore të Shëdnetësisë dhe Bankës Botërore. Pandemia ka ndërprerë shërbimet shëndetësore në të gjithë botën dhe ka shkaktuar krizat më të këqija ekonomike që prej 1930, duke e bërë më të vështirë për njerëzit që të paguajnë për kujdesin shëndetësor, sipas një deklarate të përbashkët nga të dy organizatat.
“Të gjithë qeveritë duhet të përshpejtojnë menjëherë përpjekjet për të siguruar se secili prej banorve të ketë akses në shërbime shëndetësore, pa frikën e pasojave financiare”- tha drejtori i Përgjitjshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai i bëri thirrje qeverive që të rrisin vëmendjen tek sistemet e kujdesit shëndetësor dhe të qëndrojnë në një rrugëtim drejt mbulimit universal shëndetësor, që OBSH e përcakton që kushdo të marrë akses në shërbime shëndetësore pa vështirësi financiare.
Kujdesi shëndetësor është një çështje e madhe politike në SHBA, një nga pak vendet e industrialuzara që nuk ka mbulim universal për banorët. Në të gjithë botën, pandemia ka vështirësuar situatën dhe mbulimi me imunizim ka rënë për të parën herë në 10 vite, ndërkohë që vdekjet na malaria dhe tuberkulozi janë rritur. “Brenda një hapësire të kufizuar fiskale, qeveritë duhet të bëjnë zgjedhje të vështira për të mbrojtur dhe rritur buxhetin për shëndetësinë”- tha Juan Pablo Uribe, drejtor global për shëndetësinë dhe ushqimin tek Banka Botërore./SCAN TV/