Miratohet Strategjia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmshme, ka aprovuar dhe miratuar një varg projektligjesh dhe vendimesh nga fusha e financave dhe bujqësisë.

Njëra prej vendimeve që ka marrë dritën e gjelbër të Qeverisë, është edhe Strategjia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028, e cila ka për qëllim të adresojë çështjet e zhvillimit të bujqësisë dhe pjesëmarrjen në bruto prodhimin vendor si dhe potencialin e lartë të saj për të gjeneruar të ardhura dhe vende të reja të punës në vitet e ardhshme, përcjell Buletini Ekonomik.

Kjo Strategji pritet t’i ketë si synim katër objektiva:

Reklama e sponzorizuar
  1. Rritjen e konkurrencës së sektorit agro-ushqimorë dhe përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së produktit të fermës;
  2. Menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore;
  3. Mbështetje për bizneset në zonat rurale, rritjen e punësimit dhe përmirësimin e infrastrukturës sociale; si dhe
  4. Reformë gjithëpërfshirëse institucionale dhe sektoriale për të krijuar shërbime publike efikase, me theks të veçantë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Gjithashtu, mbrëmë është miratuar edhe Strategjia për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030, e cila synon të bëjë adresimin e çështjeve të zhvillimit të sektorit të pylltarisë dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve, mbrojtjen e tyre dhe ngritjen e kapaciteteve për ofrim të shërbimeve efikase për pyjet publike dhe pronarët e pyjeve private.

Nga kjo Strategji pritet të identifikohen pesë objektiva:

1.Përmirësimi i resurseve pyjore,

  1. Mbrojtja e resurseve pyjore,
  2. Përdorimi i qëndrueshëm dhe shumë funksional të resurseve pyjore,
  3. Zhvillimin e kapaciteteve të sektorit të pylltarisë, si dhe
  4. Përmirësimin e bashkërendimit dhe komunikimit.

Ndërkaq, nga Ministria e Financave janë ndarë edhe 2 milionë e 500 mijë euro tjera në kuadër të Masës 2.5 për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me qëllimin e ringjalljes së fshatrave përmes bujqësisë dhe agro-turizmit. /Buletini Ekonomik/