Ndërrim në kreun e kompanisë ZARA, vajza me rol kryesor

Kompania ZARA, ka njoftuar se Marta Ortega, vajza e themeluesit të gjigantit spanjoll të veshmbathjeve, do ta merr pozitën e kryetarës së grupit.

Ajo në muajin prill të 2022-tës, do ta zë vendin e Pable Islu, i cili ka qenë kryetar i kësaj kompanie që nga viti 2011 thuhet në komunikatën e kompanisë, përcjell Buletini Ekonomik.

Islu, poashtu ka qenë zëvëndëskryetar i kompanisë që nga viti 2005 deri në vitin 2011.

Reklama e sponzorizuar

“Marta Ortega ka qenë e angazhuar në lëmi të ndryshme të grupit në 15 vjetet e fundit e sidomos ka punuar në fuqimzimin e imazhit të brendeve të ZARA-s dhe ofertës së modës” thuhet në komunikatë, transmeton AFP.

Amansio Ortega, i cili e ka themeluar ZARA-në me ish-bashkëshorten me 1975 në rajonin veri-perendimor të Spanjës në Galici, është njëri nga njerëzit më të pasur në Botë./Buletini Ekonomik/